FTESE-PER-TENDERIM..jpg

NUMRI I PROKURIMIT: 01/2022

Organizata jo-qeveritare D&D Business Support Center - Prishtina është duke implementuar projektin “Përkrahja në punësim, vetëpunësim dhe nismave ndërmarrëse përmes mbështetjes teknike dhe financiare për të rinjtë e rajonit të Prishtinës”. Ky projekt është i financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, përmes të cilit 10 pjesëmarrësit me ide inovative biznesore do të kenë mundësinë të përfitojnë mjete dhe pajisje pune krahas idesë së tyre të biznesit.

OJQ D&D BSC fton ofertuesit që të dorëzojnë, pa pagesë dhe pa detyrim nga ana e D&D BSC, një ofertë për ofrimin e pakove të përshtatura për mjete dhe pajisje pune për 10 përfitues të përzgjedhur.

Pakot e mjeteve dhe pajisjeve të punës janë të ndara sipas fushë veprimtarive të mëposhtme të biznesit: në fushën e IT, Fotografisë, Dizajn i modës dhe Përpunimit të produkteve.

Ofertuesit e interesuar, mund të dërgojnë një kërkesë për termat e referencës përmes emailit info@dd-bsc.com.

Personi përgjegjës i D&D BSC do t'ju ofrojë termat e referencës (së bashku me specifikimet e mjeteve dhe pajisjeve dhe procedurën e aplikimit) brenda një dite.

Ofertuesve nuk u lejohet të kontaktojnë ose diskutojnë ndonjë aspekt të tenderit me D&D BSC përpara mbylljes së tenderit pasi kjo do ju dërgoj në diskualifikim automatik.

Kërkesa për Termat e Referencës duhet të dërgohet me e-mail në info@dd-bsc.com para datës 11 Prill 2021 ora 16:00.

Afati për dorëzimin e aplikacionit është 15 Prill, 2022 në ora 16:00