D&D Business Support Center është duke realizuar hulumtimin për matjen e kënaqshmërisë së konsumatorëve për furnizimin me ujë dhe shërbime të kanalizimit në rajonin e Gjilanit për periudhën Janar - Dhjetor 2022.
Përgjigjet e juaja të sinqerta do të ndikojnë në ngritjen e kualitetit të shërbimeve nga K.R.U. “Hidromorava” Sh.A.
D&D, ju është mirënjohës dhe falënderues paraprakisht nëse mund të ndani 2 minuta kohë, nga koha e juaj e çmueshme për ta plotësuar pyetësorin online të cilin mund ta gjeni në linkun si më poshtë:
Informatat e dhëna në këtë pyetësor do të trajtohen me konfidencialitet dhe do të përdoren vetëm për qëllime të këtij hulumtimi.