top of page
Search

Ftesë për aplikim!

Në kuadër të projektit “Ngritja e Kapaciteteve të Rinjve në Ndërmarrësi Digjitale,” i financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, D&D Business Support Center i cili ka për qëllim të ndërgjegjësojë të rinjtë për rritjen e kapaciteteve të tyre profesionale dhe për t’i përgatitur për zhvillimin e planeve të tyre të biznesit në mënyrë digjitale, ofron mundësi trajnimi për zhvillimin e shkathtësive për qasje në tregun e punës, duke përfshirë modulet si:


1. Gjenerimi i idesë së biznesit,

2. Hyrja në ndërmarrësi dhe ndërmarrësi digjitale,

3. Planifikimi i biznesit,

4. Marketingu, përfshirë marketingun digjital,

5. Financa.


Nga ky trajnim, do të kenë mundësi të përfitojnë 60 të rinjë nga Rajoni i Prishtinës.


Trajnimi do të zgjasë 5 ditë, ndërsa për datën dhe adresën e saktë të realizimit të sesioneve të trajnimit, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve të trajnimit).


Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online duke klikuar në linkun: https://shorturl.at/Pk3va


Afati i fundit për aplikim: data 21/06/2024, ora 16:00.


Nëse keni nevojë për më shumë detaje, mund të na kontaktoni në tel: +383 (0) 38 748 701

37 views

Comments


bottom of page