Konkurs për Anketues në Terren
- Drin Fazliu
- Aug 22
- 2 min read
Updated: Aug 26

Lokacioni: Të gjitha (38) komunat e Kosovës;
📝 Informata rreth projektit
D&D Business Support Center është duke zbatuar një projekt 3-vjeçar (Korrik 2025 – Qershor 2028), i cili mbështet Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në realizimin e anketave për Departamentin e Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit.
Anketimet zhvillohen çdo vit dhe në mënyrë periodike, me qëllim sigurimin e të dhënave të sakta dhe të besueshme, të cilat shërbejnë për planifikim dhe zhvillim të politikave.
Në kuadër të projektit do të realizohen rreth 35,000 anketa, të ndara në këto sektorë kryesorë:
Ekonomitë Bujqësore
Prodhimi i Qumështit dhe Produkteve të Qumështit
Therjet e Kafshëve në Thertore
Mbeturinat (Industriale, të Trajtuara dhe Komunale)
Përshkrimi i punës
Anketuesit e përzgjedhur do të angazhohen në:
Grumbullimin e të dhënave në terren përmes intervistave me respondentë
Zbatimin e metodave të ndryshme të intervistimit:
PAPI (letër dhe laps)
CAPI (tablet/laptop)
CATI (telefon)
CAWI (internet)
Detyrat kryesore
Realizimi i intervistave në terren sipas udhëzimeve të projektit
Sigurimi i saktësisë dhe plotësisë së të dhënave të mbledhura
Raportimi i rregullt tek mbikëqyrësi i projektit
Respektimi i standardeve etike gjatë intervistimit
Kualifikimet e kërkuara
Minimumi: Diplomë e shkollës së mesme
(Përparësi kanë studimet në ekonomi, statistika, bujqësi ose fusha të ngjashme)
Përvojë paraprake në mbledhjen e të dhënave, anketa apo punë terreni (përparësi)
Aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale
Gatishmëri për angazhim në komunën ku jetojnë
Njohuri bazike në përdorimin e pajisjeve digjitale (tablet/laptop)
Kohëzgjatja e angazhimit
Projekti do të zgjasë nga Korrik 2025 deri në Qershor 2028.Angazhimi i anketuesve do të bëhet në baza vjetore dhe periodike, sipas nevojave të projektit. Ky angazhim nuk është me kohë të plotë, por do të organizohet në përputhje me kërkesat dhe periudhat e anketimit.
Afati i aplikimit
Deri më 05/09/2025
👉 Apliko këtu: Formulari i aplikimit



