Shkurt 05, 2024
Për përfituesit e skemës së granteve për ndërmarrjet fillestare dhe NMV
në kuadër të projektit:
“Trashëgimia Kulturore si Nxitëse e Ringjalljes Ekonomike të Janjevës”
I. Qëllimi i Thirrjes
Thirrja për skemën e granteve ska synuar mbështetjen e themelimit të bizneseve fillestare dhe ringjalljen e Ndërmarrjeve Mikro dhe të Vogla (NMV). Ajo u fokusua në krijimin e mundësive të punësimit, dhënien e aftësive dhe njohurive të reja, nxitjen e ndërmarrjeve dhe përmirësimin e statusit ekonomik të banorëve të Janjevës përmes ofrimit të granteve të vogla dhe mbështetjes me konsulencë për përfituesit e përzgjedhur.
II. Partneriteti me UNDP
D&D, në bashkëpunim me UNDP-në, kanë zhvilluar dhe po zbatojnë bashkërisht këtë skemë granti. Ky partneritet, në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse e Ringjalljes Ekonomike të Janjevës”, i zbatuar nga UNDP (financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës) synon të arrijë qëllimet e ndërsjella duke mobilizuar ekspertizën profesionale me burimet e projekteve. Është e rëndësishme të theksohet se ndërkohë që ne punojmë ngushtë me partnerët tanë, vendimet në lidhje me përzgjedhjen dhe administrimin e granteve merren së bashku, duke reflektuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur rritjen ekonomike të Janjevës/Janjevo.
III. Thirrja për Aplikime
Thirrja e hapur për aplikime është përcjellur me të gjitha udhëzimet përkatëse, kriteret e përshtatshmërisë, dhe procedurat e aplikimit, të cilat janë postuar në internet, si dhe mund të mirreshin në zyrat e OJQ-ve tona partnere në Janjevë. Projekti ka dhënë sqarime për të gjitha pyetjet e adresuara nga aplikantët duke i udhëzuar ata përmes përgjigjeve me shkrim si dhe duke kontaktuar aplikantët dhe duke ofruar sqarime shtesë për pyetjet e tyre.
IV. Procesi i Verifikimit Administrativ
Verifikimi administrativ konfirmoi plotësinë dhe vërtetësinë e dokumenteve të kërkuara nga programi sipas kritereve në thirrjen për aplikim. Aplikantët që kanë kaluar procesin e verifikimit administrativ, kanë kaluar në procesin e vlerësimit teknik të planeve të biznesit të paraqitura.
V. Procesi i Vlerësimit dhe Përzgjedhjes
Procesi i vlerësimit është kryer në bashkëpunim me UNDP-në në Kosovë. Paneli vlerësues përbëhej nga 5 anëtarë të panelit. Në përputhje me kërkesat e thirrjes dhe kriteret e përcaktuara, Paneli Vlerësues ka përzgjedhur listën e mëposhtme të aplikantëve që do t'u përmbahen:
- kompletimit të procedurave për regjistrimin e biznesit;
- pranimit dhe nënshkrimit të marrveshjes kontraktuale (kontratës);
- pranimit të listës së mjeteve/pajisjeve, duke përfshirë ofrimin e shërbimeve të mentorimit në përputhje me aplikim e tyre.
# | Emri dhe Mbiemri | Vendbanimi | Profili i Biznesit |
1 | Ajnur Arifi | Janjevë | Arte dhe Zejtari Tradicionale - Saldim |
2 | Ardian Bikliqi | Janjevë | Përpunimi dhe Paketimi i Ushqimit |
3 | Armend Bikliqi | Janjevë | Bletari |
4 | Dubravka Antić | Janjevë | Pastiçeri |
5 | Elizabeta Rodić | Janjevë | Prodhim i Bylmetit |
6 | Emine Teqolli | Janjevë | Bujqësi |
7 | Fatime Bikliqi | Janjevë | Bujqësi |
8 | Fetije Konxheli | Janjevë | Bujqësi – Prodhim i Ajvarit/Xhemit |
9 | Fitore Gashi | Janjevë | Blegtori |
10 | Ismete Gashi | Janjevë | Blegtori |
11 | Josip Cirimotić | Janjevë | Përpunimi dhe Paketimi i Ushqimit |
12 | Magribe Maloku | Janjevë | Bujqësi – Prodhim i Ajvarit/Xhemit |
13 | Norberta Antić | Janjevë | Industria e Tekstilit |
14 | Olga Brkić | Janjevë | Bujqësi – Prodhim i Ajvarit/Xhemit |
15 | Sali Gashi | Janjevë | Arte dhe Zejtari Tradicionale |
16 | Selami Bikliqi | Janjevë | Industria e Turizmit |
17 | Serhat Gashi | Janjevë | Industria e Mikpritjes |
18 | Shkelzen Qevani | Janjevë | Furrë Buke |
19 | Shpresa Konxheli | Janjevë | Bujqësi – Prodhim i Ajvarit/Xhemit |
20 | Veton Gajtani | Janjevë | Shërbime Berberi |
Ndër aplikantët e përzgjedhur, 12 janë shqiptarë, 5 janë kroatë, 2 janë romë dhe 1 është turk. Prej tyre 11 janë femra dhe 9 janë meshkuj.
Të gjithë aplikantëve të PËRZGJEDHUR, urime për kualifikimin tuaj për të zhvilluar biznesin tuaj përmes Skemës së Granteve. Për të nënshkruar kontratën dhe për të marrë mjetet dhe pajisjet për të filluar aktivitetin tuaj të biznesit, ekipi i projektit do të kontaktojë të gjithë aplikantët e PËRZGJEDHUR për t'ju ofruar udhëzime shtesë për veprimet e mëtejshme.
Për ata që nuk e kaluan procesin e përzgjedhjes, ju inkurajojmë të vazhdoni të përpunoni dhe zhvilloni idetë tuaja të biznesit për mundësitë e ardhshme.
Faleminderit për mirëkuptimin.
D&D Business Support Center
Comentarios