top of page

THIRRJE E HAPUR PËR GRATË NDËRMARRËSE NË PANAIRIN TRE-DITOR NË PODUJEVË!

Jeni grua ndërmarrëse, artizane apo prodhuese? Dëshironi ta promovoni punën dhe produktet tuaja para publikut të gjerë?


Në kuadër të projektit të financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) dhe të implementuar nga D&D Business Support Center, shpallim thirrjen e hapur për të aplikuar për pjesëmarrje në Panairin tre-ditor për gra, që do të mbahet në Podujevë.


Çfarë ofron panairi?

• Hapësirë FALAS për ekspozim të produkteve tuaja

• Promovim dhe vizibilitet për biznesin tuaj

• Rrjetëzim me gra të tjera ndërmarrëse dhe blerës potencialë

• Mbështetje logjistike gjatë ditëve të panairit


Podujevë

16-17-18 Korrik 2025

Afati i fundit për aplikim: 14 Korrik 2025

Apliko tani duke plotësuar formularin në linkun: https://forms.gle/VC1sPU3waETq2FvP7

ree

bottom of page