Thirrje-per-aplikim!.jpg

Në kuadër të projektit “Self-Employment Training and Mentoring & Coaching for Returnees” D&D Business Support Center, ofron tajnime në fushën e ndërmarrësisë dhe vetpunesimit për persona të riatdhesuar . Ky trajnim ka për qëllim trajtimin e moduleve të cilat do të mundësojnë zhvillimin e ideve biznesore në të ardhmen.

Kohëzgjatja e trajnimit do jetë 5 ditë dhe modulet të cilat do të shtjellohen janë:

  1. Ideja e biznesit dhe procesi i inovacionit;

  2. Marketingu, plani i marketingut dhe zhvillimi i produktit;

  3. Zhvillimi i planit te biznesit;

  4. Planifikimi financiar dhe kontabiliteti;

 

Qëllimi i trajnimit për Ndërmarrësi dhe Vetëpunësim është të mbështesë personat e riatdhesuar të regjistruar si të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit si dhe të zhvillojë aftësitë e tyre në menaxhim të biznesit.

Për pjesëmarrje në trajnim fillimisht duhen të plotësohen disa kritere bazë që përfshijnë:

  • Të jetë banor i/e Republikës së Kosovës

  • Të posedoj dokument valid të Republikës së Kosovës;

  • Të jetë mbi moshën 18 vjeçare;

  • Të jetë i/e gashtëm/e të zhvillojë ide biznesi bazuar në aftësitë e tyre;

 

Mënyra e aplikimit është online përmes linkut në vazhdim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScaTS2UxK90fFE3xZiXbbF24L0pwdSXfK-NonozyYB554ujkg/vieëform

 

Pas përfundimit të trajnimeve, nga njohuritë e fituara pjesëmarrësit mund të aplikojnë për grante të ofruara nga UNDP dhe ARPK, ku mund të përfitojnë mjete pune për veprimtaritë e tyre punuese.

 

Afati i fundit për aplikim është me datë: 17.09.2022

 

Për më shumë informacione mund të na kontaktoni në numrin si në vijim: +383 (0) 38 748 701 apo në e-mail adresën info@dd-bsc.com