Në kuadër të projektit “Përkrahja në punësim, vetëpunësim dhe nismave ndërmarrese përmes mbështetjes teknike dhe financiare për të rinjtë e rajonit të Prishtinës” projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njoftohen të gjithë pjesëmarresit të cilët kanë përfunduar më sukses trajnimin për Ndërmarrësi, kanë përgatitur planin e biznesit dhe kanë prezantuar para panelit vlerësues idetë e tyre të biznesit, për rezultatet përfundimtare të vlerësimit të planit të biznesit. Procesi i përzgjedhjes është realizuar në bazë të kritereve kualifikuese dhe kritereve profesionale të cekura në thirrjen e aplikimit të publikuar në uebfaqen tonë.
Dhjetë (10) përfituesit e përzgjedhur në këtë projekt janë:
Donjeta Zhinipotoku
Liridon Fazliu
Liron Morina & Arbnor Neziri
Nazlime Kozhani
Erblina Karaliti
Miranda Ahmeti
Eris Drini
Gentiana Shala
Donjeta Bajraktari
Liridon Mustafa
Të gjithë kandidatët i falenderojmë për pjesëmarrjen në trajnim dhe në procesin e prezantimit të planit të biznesit. Kandidatët që nuk janë përzgjedhur ju dëshirojmë shumë suksese në radhet e ardhshme dhe i inkurajojmë të aplikojnë në projekte/programe të tjera. Ndërsa, kandidatet që janë përzgjedhur si fitues të grantit ju dëshirojmë shumë suksese në realizimin e ideve të biznesit të tyre.
Për më shumë informacione mund të na kontaktoni në numrin si në vijim: +383 (0) 38 748 701 apo në e-mail adresën info@dd-bsc.com.
Comments