top of page
Search

Thirrje për aplikim!


D&D Business Support Center, fton të rinjtë e grup moshës 18-24 vjeç nga rajoni i Prishtinës të marrin pjesë në trajnime falas në fushën e Ndërmarrësisë dhe Themelimit të Bizneseve. Kjo iniciative realizohet në kuadër të projektit “Përkrahja në punësim, vetëpunësim dhe nismave ndërmarrëse përmes mbështetjes teknike dhe financiare për të rinjtë e rajonit të Prishtinës” financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Më gjerësisht, modulet e këtij trajnimi përfshinë: 1. Gjenerimi i idesë së biznesit 2. Hyrje në ndërmarrësi 3. Hulumtimi i tregut dhe zhvillimi i produktit 4. Planifikimi i biznesit 5. Marketingu, përfshirë zhvillimi i planit të marketingut 6. Planifikimi financiar dhe qasja në financa 7. Zhvillimi i planit të biznesit

Ky trajnim ofron mundësinë për ngritjen e kapaciteteve të 80 ndërmarrësve të rinj për të zhvilluar një start-up të suksesshëm dhe për të krijuar vende të reja pune. Përparësi do të kenë: të rinjtë nga zonat rurale, femrat, komunitetet pakicë dhe grupe të tjera të margjinalizuara. Përgjatë këtij trajnimi, përfituesit do të kenë mundësi të përgatisin një plan të realizueshëm biznesi për të jetësuar idenë e tyre ndërmarrëse.

Pas përfundimit të trajnimit, dhjetë (10) idetë më inovative dhe të qëndrueshme do mbështeten financiarisht me anë të mjeteve të nevojshme për të zhvilluar aktivitetet biznesore sipas sektorit. Për më shumë, përmes kësaj iniciative 80 persona do të kenë mundësi të përfitojnë me konsulencë, mentorim individuale në ndërmarrësi, mbështetje teknike dhe financiare për idetë e përzgjedhura inovative dhe të qëndrueshme.

Trajnimi do të zgjasë 10 ditë, ndërsa për datën dhe adresën e saktë të realizimit të sesioneve të trajnimit, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve të trajnimit). Afati i fundit për aplikim: 31/01/2022

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online duke klikuar në linkun e më poshtëm: https://forms.gle/DSnrMb4wq8igKgax7 Kriteret për aplikim:

• Aplikuesi duhet të jetë nga rajoni i Prishtinës • Të jetë i moshës ndërmjet 18 dhe 24 vjeç, • Të kenë ide inovative, të qëndrueshme dhe të realizueshme për biznes.

Për më shumë informacione mund të na kontaktoni përmes tel: +383 (0) 38 748 701 ose +383 (0) 44 693 564 apo përmes e-mail adresës: info@dd-bsc.com

0 views
bottom of page